10:32 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Urimi i Albin Kurtit për Bajram

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) Kurti ka thënë se begatia e mirëqenia duhet të jenë e drejtë për secilin, dhe jo privilegj vetëm për disa.

“E falënderoj BIK për pritjen. Uroj te gjithë për festën e Kurban Bajramit. Kjo festë është ftesë për solidaritet. Sa më shumë ndajmë për njëri tjetrin aq më shumë bëhemi bashkë. Jetojmë në një kohë të vështirë kur shumica kanë pak, e pakica kanë shumë. Jetojmë ne një vend ku gulshimi për pushtet ka shkaktuar mjerim, Mirëpo jemi të bindur që te bashkuar për barazi e drejtësi do tu hiqet frika njerëzve e edhe do te hiqen ata qe i frikësojnë njerëzit”, tha ai, përcjell KoosvaPress.Kurti ishte i shoqëruar nga deputetët e kësaj partie, Rexhep Selimi dhe Albulena Haxhiu.

Temat: