Urimi i zv/ministrit të shëndetësisë për Pashkët
Zëvendës ministri Shëndetësisë, Ali Berisha njëherësh Sekretar organizativ i AAK-së ka uruar të gjithë shqiptarët të besimit katalonik me rastin e festës së Pashkëve.
Ai përmes një statusi në Facebook, ka ndarë përgëzimet dhe urimet më të sinqerta për këta besimtarë, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Besimtarë shqiptarë të besimit katolik, motra dhe vëllëzër të gjakut e të gjuhës, në këtë festë të Pashkëve, më lejoni të ndaj me ju përgëzimet dhe urimet e mia më të sinqerta.
Pashkët si festë, le të shërbejnë për forcimin e karakteristikave tona kombëtare siç janë, paqja, uniteti, bashkimi dhe mirëkuptimi.Urime të përzemërta./Indeksonline/