21:01 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gashi përgëzon kryesinë e re të Berishës

Fatmir Gashi, zv/Ministri i Financave, i pasuar në drejtimin e  degës së Pejës nga Ali Berisha, e ka përgëzuar këtë të fundit për emërimet e reja nē këtë subjekt.

Gashi i AAK-së, gjatë urimit të tij,  edhe njëherë ka kujtuar thënien e tij të fushatës se Peja qeveriset nga dy kryetar. Gazmend Muhaxheri që është kukull dhe Shkumbin Gashi që sillet si mbret.

Gashi është shprehur i bindur në suksesin e kualiteteve të kryesisë së re, përderisa Berishës i ka garantuar përkrahje nga secili pozicion i punës dhe i jetës, në të mirë të Pejës.

Ndryshe, në fundjavë Ali Berisha ka emëruar kryesinë e re në të cilën pasohet nga një listë emrash të njohur në komunën e Pejës, ku tre nënkryetarët e parë janë emëruar, Skender Radoniqi, Arbër Grabovci dhe Ergita Zajmi.

Postimi i plotë nga Fatmir Gashi:

Miq të nderuar, anëtarë, aktivist dhe  simpatizantë të AAK-së, me lejoni të ndaj përgëzimet më të sinqerta për Dr. Ali Berishen – kryetarin e ri të degës së AAK-së në Pejë, me rastin e emërimit të kryesisë së re të kësaj dege.

Përmbajtja dhe emërimet e reja janë padyshim përzgjedhje kualitative dhe energji të cilat do ta çojnë deri në fund projektin tonë për Pejën që e duam, për Pejën që e meritojmë.

Emrat që do të punojnë me Dr. Ali Berishen tashmë janë përcaktuar për tja kthyer dinjitetin, fatkeqësisht të humbur nga pushteti aktual, qytetit tonë.

Urime, punë të mbarë dhe suksese deri në zmbrapsjen dhe demaskimin para qytetarit të kësaj qeverisje komunale të drejtuar nga dy kryetarët e famshëm të komunës së Pejës.

Jemi bashkë dhe më të gatshëm se kurrë, që puna dhe angazhimi jonë të derivojë edhe me votë dhe besim të nevojshëm./Indeksonline/