12:33 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rritet Aleanca në Pejë, i bashkohet ky veprimtar

Kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha dhe njëherësh  zëvendësministri i Shëndetësisë ka njoftuar se partisë së Ramush Haradinajt në rrafshin e Dukagjinit i është bashkuar veprimtari shumëvjeçar i çështjes kombëtare, luftëtari për lirinë e Kosovës, poeti  dhe veprimtari politik, Naim Lushi.

Berisha me këtë rast ka thënë se konsolidimi dhe forcimi i degës së AAK-së në Pejë po bëhet falë angazhimit te çdo anëtari dhe aktivisti të kësaj dege, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot në rrugëtimin tonë drejt një të ardhme më të mirë për qytetarët e Pejës, na u bashkua veprimtari shumëvjeçar i çështjes kombëtare, luftëtari për lirinë e Kosovës, poeti dhe veprimtari politik Naim Lushi.

Konsolidimi dhe forcimi i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë po bëhet falë angazhimit te çdo anëtari dhe aktivisti të kësaj dege.

Punë të mbarë e suksese./Indeksonline/