23:50 / E Hënë, 26 Mars 2018

Urinoi në portë, u ndëshkua me të kuq/ Portieri: Piva ujë tepër, nuk e mbaja dot!

Portieri i Messina-s Armando Prisco ka dalë me karton të kuq në derbin sicilian ndaj Igea Virtus pasi urinoi në portë.

Portieri nuk mund ta mbante dot më gjatë minutave të fundit të ndeshjes së Serie D.

“Unë pi 2-3 litra ujë në ditë. Piva ujë për të parën herë kur erdhëm në stadium më pas gjatë nxehjes, edhe njëherë tjetër në dhomat e zhveshjes dhe gjatë pushimit. Nuk mund ta mbaja më. Po mundohesha të lëvizja rreth e rrotull por dukesha si i çmendur. Kështu që sapo pashë që ndeshja u ndal për një zëvendësim, u mundova të shfrytëzoja situatën”, u shpreh 21-vjeçari.

“Pretendova sikur po bëja hapje pas reklamave dhe askush nuk e kuptoi, përveç arbitrit fatkeqësisht”./IndeksOnline/