11:21 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vdes regjisori italian i çmimit Oscar

Regjisori italian, Bernardo Bertolucci, autori i shumëdiskutuar i filmit “Tango e fundit në Paris”, vdiq në Romë në moshën 77-vjeçare, njoftoi sot media italiane.

Bernardo Bertolucci konsiderohet si një nga gjigantët e kinemasë.

Ai fitoi çmimin ”Oskar” si regjisori më i mirë në vitin 1988 për filmin “Perandori i fundit”.