09:43 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Turisti italian arrestohet me 30 kg drogë në Sarandë

Një turist italian është kapur me një sasi të madhe lënde narkotike në zonën e Qafë Gjashtës, në Sarandë.

Mësohet se italiani Vito Baruceli, i arrestuar nga policia, e kishte fshehur lëndën narkotike, në rulotin e tij.

Nga kontrolli në mjet u gjetën dhe sekuestruan rreth 300 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Pas dyshimeve dhe informacioneve të marra nga policia, mjeti rulot u dërgua në pikën kufitare të Kakavijës, për ta kaluar në skaner.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se lënda narkotike, ishte fshehur në tavanin e mjetit, ku një pjesë ishte e presuar në formë çokollate.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që policia nuk ka dalë me informacion zyrtar.