16:20 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Urinon në pullat e ashensorit, i’a sheh sherrin vetit! (Video)

Një djalosh 6 vjeçar në Kinë, i quajtir Yiwu ka mbetur i ngujuar në ashensor me fajin e tij.

Ai posa hyri brenda dhe u mbyll dera, filloi të urinoj në pullat që tregojnë katet ku të ndalet ashensori, transmeton Indeksonline.

Urina bëri që kutia e kontrollit të liftit të pësoj prishje dhe kështu ashensori mbeti i ndalur në mes të katit të shtatë dhe të tetë të banesës.

Djaloshi që mundohej të hapte derën e ashensorit mbeti brenda, derisa si pasojë u prishën edhe dritat në ashensor. /Indeksonline/

Temat: