US Open: Murray rikthehet të fitojë ndaj Duckworth
Britaniku, Andy Murray e ka shijuar fitoren në rikthim në Grand Slam duke e mposhtur australianin, James Duckworth në US Open në rrethin e parë.
31-vjeçari fitoi, 6-7 (5-7) 6-3 7-5 6-3, në ”Louis Armstrong Stadium”.
Kjo ishte ndeshja e parë e Murrayt pas 14 muajsh, pasi ai kishte një operacion në janar.
Skocezi do të luajë me tenistin spanjoll, Fernando Verdasco në rrethin e dytë./IndeksOnline/