US Open: Roger Federer kualifikohet në rrethin e dytë
Pesë herë kampioni, Roger Federer është kualifikuar në rrethin e dytë të US Open pas fitores ndaj japonezit, Yoshihito Nishioka në Flushing Meadows.
37-vjeçarit iu deshtën një orë e 52 minuta për të fituar, 6-2, 6-2, 6-4 në ”Arthur Ashe Stadium”.
Zvicerani i mrekullueshëm do të përballet me francezin, Benoit Paire në rrethin e dytë në New York.
”Jam i lumtur me mënyrën se si luajta sot. Është e vështirë për ne evropianët sepse ne nuk kemi këtë lloj të lagështi të ajrit atje”.
”Ishte përballje e vështirë, por jam i lumtur se si e mbarova këtë ditë”, tha 20 herë fituesi i Grand Slam./IndeksOnline/