23:57 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

US Open: Roger Federer në rrethin e katërt

Pesë herë kampioni Roger Federer i bëri ballë presionit të hershem për ta mposhtur australianin Nick Kyrgios në tri sete.

Numri dy i botës, zvicerani Roger Federer ka kaluar në mesin e 16 më të mirëve pas triumfit në Nju Jork.

Federer, 37-vjeçar, ia mohoi pesë herë mundësinë australianit për t’ia marrë shërbimin në game-in e shtatë të setit të parë. Më pas, Roger ia fitoi shërbimin Kyrgiosit dhe e siguroi setin e parë 6:4.

Pas kësaj, Kyrgios e humbi përqendrimin teksa Roger e mposhti në tre sete 6:4, 6:1, 7:5, në një meç që zgjati një orë e 44 minuta.

Tani, Federer do të përballet me bashkatdhetarin e Kyrgiosnit, John Millman në rundin e katërt, shkruan Express.

Roger, që e ka fituar një numër rekord botëror 20 grand slam tituj, nuk ka triumfuar në Nju Jork që prej vitit 2008.