14:07 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / k.v

USAID e përkrahë Drenasin në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje

Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje te Mjedisit Flutura Avdiu, së bashku më zyrtarë të drejtorisë, dhe të zyrës për komunikim me publikun, kanë pritur në takim përfaqësuesit e USAID, programit për qeverisje ekonomike.

Në takimin e mbajtur përfaqësuesit e USAID kanë njoftuar se, bazuar në informatat mbi performancën, rezultatet në procesin e legalizimit, menaxhimin e të dhënave, koordinimin, bashkëpunimin dhe kapacitetet e angazhuara në procesin e legalizimit dhe rezultateve të arritura deri me tani në Drenas, kanë vendosur të përzgjedhin Komunën e Drenasit për mbështetje në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje.

USAID, Programi për Qeverisje Ekonomike në bashkëpunim me MMPHI do të mbështesë Komunën e Drenasit në procesin e legalizimit, me fokus të theksuar në informimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve, si dhe do të ofrojë mbështetje në proces, shqyrtim të progresit dhe menaxhim të të dhënave.

Legalizo ndërtimin, mos e humb mundësinë!