09:26 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Usain Bolt tani në FIFA 19, shikoni sa e ka shpejtësinë

Usain Bolt ndoshta nuk mund të konsiderohet si një futbollist profesional, por xhamajkani i cili ka dominuar në botën e atletikës ka fituar një vend në FIFA 19.

Ekipi i tij i ri është Central Coast Mariners në Australi, ndërsa klubi ka vendosur t’i japë kohë atij që të ketë një shans për të fituar një kontratë. Sidoqoftë, e bëri apo jo, Bolt duket se do të jetë në FIFA, me një raport që po qarkullon në internet.

Duket sikur vlerësimi i tij i përgjithshëm është shumë i dobët, 49, por ai është i frikshëm për mbrojtësit pasiqë ka një shpejtësi me ritëm 99. Nëse kjo shifër është zyrtare, Bolt bëhet futbollisti më i shpejtë në FIFA. /IndeksOnline/

Temat: