17:43 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zhgënjim i madh për Usain Bolt

Rekordmeni xhamajkan në vrapime të shkurtëra, Usain Bolt është ndarë i zhgënjyer edhe me një skuadër futbollistike. Bolt nuk ka arritur marrëveshje për kontratë profesionale me skuadrën australiane, Central Coast Mariners.

Sot është zyrtarizuar largimi i Bolt nga kjo skuadër, pavarësisht se shënoi një gol dy javë më parë.

“Dua të falënderoj pronarët, drejtuesit, stafin, lojtarët dhe mbështetësit për mikpritjen që ma bënë. I dëshiroj skuadrës rezultate pozitive, ndërsa unë tani po largohem” ka thënë Bolt. Central Coast Mariners ishte skuadra e katërt që i dha shansin Boltit për të provuar veten në futboll, pas Dortmund, Sundown e Stromsgodset./Indeksonline/

Temat: