13:31 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Realizohet ëndrra e Bolt, merr kontratë profesionale nga Central Coast

Central Coast Mariners ka konfirmuar muajin e kaluar se njeriu më i shpejtë në planet, Usain Bolt i ishte bashkuar klubit për një periudhë të pa caktuar.

Tani, duket se xhamajkani do të nënshkruajë kontratë profesionale me klubin e A-League pasi agjenti, Ricky Simms ka thënë për ESPN se ish-atleti ka marrë një ofertë për kontratë pasi ka impresionuar me paraqitjet e tij të deritashme.

”Mund të konfirmoj se Usain ka marrë një ofertë për kontratë nga Central Coast Mariners”, tha ai, transmeton IndeksOnline.

Xhamajkani debutoi për skuadrën australiane në një ndeshje ndaj një skuadre amatore, duke u inkuadruar në minutën e 70-të.

Më pas, Bolt e shënoi golin e parë dhe të dytë ndaj Macarthur SOuth West United.

Në fushën e lojës, Bolt po luan mbrapa, teksa ka dëshmuar aftësitë e tij me topin, sidomos në aspektin e kontrollimit dhe fuqisë./IndeksOnline/