11:29 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Ushqimet që një familje myslimane në Londër përgatit për iftar dhe ushqyerja në dysheme

Muaji i shenjtë i Ramazanit është veçse në përfundim. E shumë familje bëhen bashkë për të ngrënë iftaret.

Por jo të gjithë familjet zgjedhin ushqimet e njëjta.25 vjeçarja Sumaya Alia nga Somalia është një influencere e bukurisë dhe modës në Instagram dhe Youtube. Ajo bashkë me familjarët e tjerë ulen në dyshemenë e shtëpisë në Londër për të ngrënë gjitha ushqimet e shijshme që kanë bërë për iftar, transmeton Indeksonline.

Gjellë me shumë perime, petulla, oriz, salcë pule, pemë, hurme e shumë pije të tjera ishin në kohën e iftarit teksa familjarët prisnin që të vinte minuta i tyre.

Madje ajo tha se pjesa më e vështirë e agjërimit është kur punon shumë dhe vie një moment kur dëshiron të pish vetëm pak ujë.

Sumaya kishte filluar agjërimin që në moshën 13 vjeçare. Ajo tha se gjatë ditës i hahet gjithçka, por kur vie momenti mund të ushqehet shumë pak.

25 vjeçarja tha se Ramazani i mundëson të gjej paqe dhe të pastroj shpirtin, ndërmjet lutjes dhe adhurimit që e bën të ndihet më afër All-ah’ut./indeksonlien/