10:36 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Ushtarakët bëhen “gjinekolog”, e ndihmojnë gruan të lind në një kafene

Një emigrante ka lindur fëmijën e saj me ndihmën e disa ushtarakëve.

Mësohet se nëna e re dhe fëmija  që lindi me peshën prej tre kile e gjysmë janë shëndoshë e mirë.

Gruaja e cila ishte duke shëtitur me fëmijën e saj të parë, i shpërthyen ujërat derisa gjendej pranë komisariatit të policisë në sheshin “Garibaldi” në Napoli, transmeton Indeksonline.

Ulërimave të saj iu përgjigjen ushtarët e “Strade Sicure”.

Në kafenenë ku lindi i vogli Denis, u vendos një fjongo bojëqielli. Edhe baristët, bashkë me patrullën e ushtrisë, u impenjuan për t’i dhënë ndihmën e parë gruas, së cilës i kishin nisur kontraktimet./Indeksonline/