75 Mall Live Search
09:49 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ushtria Amerikane me armën, që shkreh 4 plumba njëherësh

Një shpikës nga Kolorado-ja ka zbuluar se ushtria amerikane ka testuar armën radikale të quajtur “arma ylber” e cila mund të shkreh katër plumba njëherësh.

Arma ka katër vrima të ndara 6mm për qitje njëherësh, si edhe ka aktuatorë elektromagnetikë të cilët teorikisht i japin kësaj arme një shkallë qitjeje prej 250 shkrehjesh në sekondë.

Kjo armë ka edhe një shkrepës të ri, i cili është elektronik e që dërgon sinjale elektromagnetike duke i lejuar qitësit të qesin në mënyrë individuale, por njëkohësisht.