11:20 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Ushtria e Venezuelës dhe stërvitjet e ushtarëve në prani të Maduros

Nikolas Maduro mori pjesë në një stërvitje ushtarake në Venezuelë të dielën, pasi lufta për kontrollin e vendit u kthye në forcat e armatosura.

Maduro vëzhgoi një breshëri të artilerisë përpara se të jepte një fjalim nxitës për ushtarët, të cilët pyeti nëse po komplotonin një ‘grusht shteti’ me SHBA-në.

Ndërkohë, kundërshtari i tij, Juan Guaido u bëri thirrje ushtarëve të kthehen në anën e tij.

Maduro është duke tentuar të qëndroje në pushtët përmes ndihmës së ushtrisë, pasi qeveritë botërore kanë deklaruar regjimin e tij të paligjshëm dhe kanë bërë thirrje për zgjedhje të reja.

Ndryshe gjatë javës së kaluar, Guaido vetëshpalli veten President i Venezuelës, të njëjtën gjë që ka bërë edhe Maduro.


Juan Guaido

Duke iu drejtuar ushtarëve, Maduro pyeti nëse po komplotonin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët i akuzoi për hapjen e një grusht shteti kundër tij.

Tutje foli për stërvitjet ushtarake që do të bëhen në mes 10 dhe 15 shkurtit, duke thënë se janë stërvitjet më të rëndësishme në historinë e Venezuelës dhe se sipas tij ushtria duhet të jetë e gatshme të mbrojë vendin para çdo skenari.

Përpos tij, rivali Guaido ka vazhduar të bëjë thirrje për dy protesta të reja masive gjatë javës së ardhshme.

Guiado poashtu kërkoi nga ushtria që të largohej dhe të lejonte atë të merrte pushtetin.

“Nuk është koha për më shumë vdekje apo më shumë sakrifica”, ka thënë Guaido./Indeksonline/