07:48 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018

Ushtrimet intensive që ju ndihmojnë të keni një trup perfekt brenda pak ditëve

Përpiquni dhe këtë miniprogram përfundojeni në kohën prej 5 minutave. Trupi juaj një ditë do të jetë perfekt.

Ditët e vikendit janë koha kur të gjithë stërvitësit seriozë do të duhej të testonin formën e tyre dhe të ndiqnin rezultatet e avancimit.

 

 

Ky test specifik është i bazuar në tri lëvizje të cilat kërkojnë forcë, qëndrueshmëri, shpejtësi, ndërsa për forcën vullnetit është e tepërt të flitet.

“Do t’i ushtroni këmbët, duart, shpinën, ndërkaq do të kenë dobi edhe mushkëritë tuaja”, thotë Tod Durkin, autor i publikimit të fitnesit “The IMPACT! Body Plan”.

Kur të përfundoni këtë program, trupi juaj do të jetë plotësisht i mbuluar me djersë ndërkaq rezervat e energjisë do të jenë në minimum.

Aplikoni 3 seri nga 10 ngritje të mundimshme, 10 pompa roling dhe hapa lateralë në gjatësi prej 10 metrash (ushtrimet mund t’i shihni në tri video në vijim) në dy drejtime pa pauzë.

Qëllimi juaj duhet të jetë që programin ta përfundoni në afat prej 5 minutash.

Kini kujdes teknikën e ekzekutimit të ushtrimit edhe pse keni afat kohor që t’i përfundoni./Indeksonline/