08:54 / E Diele, 26 Shtator 2021 / OSH

Usyk: “Trajneri më tha që të mos e nokautoj Joshuan”

Mbrëmë, Oleksandr Usyk arriti të mposhtë Anthony Joshuan pas 12 raundeve, duke u bërë kampion në pesha të rënda.

Pas ndeshjes, Usyk tha se trajneri e kishte udhëzuar që të mos e nokautonte Joshuan, transmeton Indeksonline.

“Unë nuk e kisha objektiv që ta nokautoja atë sepse trajneri im më tha që të mos e bëja.”

“Në fillim e godita fuqishëm dhe tentova që ta nokautoja. Por trajneri im më tha që të ndaloja dhe ta bëja punën time.”

“Ndeshja shkoj saktësisht siç e kam parashikuar. Kishte momente kur Anthony më goditi fuqishëm, por asgjë speciale”, u shprehë Usyk./Indeksonline/