07:40 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Uta Ibrahimi sjellë “14 Majat e Himalajeve”

Alpinistja e parë shqiptare që ngjiti majën më të lartë të tokës, Everest 8848, Uta Ibrahimi do të nisë fushatën “14 Majat e Himalajeve” me një konferencë për media që do të mbahet sot.

Në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë, Uta do të lansojë kampanjën për mbledhjen e një pjese të donacioneve e cila do të shkon nëpërmjet Kosova Ideas dhe të njëjtën kohe do të shpalosë programin dhe planet e  “14 Majat e Himalayeve” të cilat do të nisë t’i realizojë këtë pranverë.

Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë shoqatat bjeshkatare nga Gjakova, Prizreni dhe Prishtina e gjithashtu Shoqata Dajti nga Shqipëria si dhe Federata Bjeshkatare Alpine e Kosovës. Në përkrahje të Utës do të  jenë edhe kolegë dhe bashkëpunëtor të cilët ndihmuan në realizimin e kësaj kampanje.

Pasi ka pushtuar dy majat më të larta në botë, Majën e Everestit (8,884m) dhe Majen Manasulu (8,163m) Uta planifikon që deri në 2023-tën të ngjitë edhe 12 maja të tjera, një plan ky shumë ambicioz dhe i vështirë pasi  pak alpinistë në botë kanë tentuar me sukses pushtimin e 14-të majave të Himalajeve.

Ekspedita për pushtimin e 14 Majave në Himalaje fillon zyrtarisht me ngjitjen në majën Lhotce (8516) Prill – Maj 2018 dhe pastaj K2 (7,221m) korrik – gusht 2018.