23:35 / E Martë, 29 Shtator 2020 / C E

Uzuni në grupet e Champions League me gol të anuluar, Lucescu bën mrekulli

Myrto Uzuni do të prekë ëndrrën e madhe! Sulmuesi i Ferencvarosit ia doli të kalojë në fazën e grupeve të Champions League pas një barazimi 0-0 në Hungari me Molden.

Barazimi 3-3 në Norvegji kualifikoi skuadrën e shqiptarit.

Sulmuesi shqiptar ishte një ndër protagonistët kryesorë të hungarezëve. Ai shënoi gol dhe në ndeshjen e sotme, por fatkeqësisht iu anulua për pozicion jashtë loje. Ai tani pret shortin e grupeve të Champions League.

Dynamo Kyiev i Mircea Lucescu rikthehet në grupet e Champions League pas fitores 3-0 kundër Gentit të Belgjikës. Trajneri rumun ka bërë mrekullinë duke transformuar krejtësisht ekipin e tij. Ekipi i 75-vjeçarit kishte fituar dhe ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.

Olympiacosi u kualifikua ndaj Omonias duke ruajtur fitoren në Greqi. Ndeshja e sotme u mbyll 0-0, por grekët fituan në shtëpinë e tyre me rezultatin 2-0.