21:50 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

V40 ThinQ është telefoni me pesë kamera i premtuar nga LG

Tre kamera të pasme dhe dy frontale. Kjo ishte surpriza që flagshipi i radhës i LG kishte ruajtur për besnikët e kompanisë.

Megjithatë sot është bërë e vështirë për lojtarët e tregut të diferencohen nga njëri tjetri aq më pak nga risitë që sjellin çdo vit Samsung dhe Apple.

Kompania Koreano Jugore nuk ka pasur asnjë herë frikë të shtyjë drejt limiteve dhe shumica e inovacioneve që konsumatorët nuk i vlerësuan tashmë janë shndërruar në trendë ë industrisë.

Megjithatë LG nuk është kompania e parë që solli në treg një telefon me tre kamera sepse Huawei e kishte bërë muaj më parë me P20.

Tre lente e pasme karakterizohen nga një standarde, një me kënd të gjërë dhe një me zmadhim optik 2x, përkatësisht 12-megapiksel, 16-megapiksel dhe 12 megapiksel.

Me një të klikuar të një butoni në telefon dhe që të tre lentet kapin imazhin së bashku.

Dy kamerat e pasme kanë sensorë 8 dhe 5 megapiksel të cilat kapin foto me kënd të gjërë dhe standarde.

Ekrani i LG V40 është 6.4-inç QuadHD P-OLED shoqëruar nga 6GB RAM, 64GB memorie të brendshme dhe procesor Snapdragon 845.

Me rezolucion 3120×1440 piksel, ai zë 77% të panelit ballor të telefoni dhe ka densitet pikselash prej 537ppi.

Telefoni është rezistent ndaj ujit në thellësinë 1.5 metër për 30 minuta. Konektiviteti sigurohet nga një portë USB-C, Bluetooth 3.0 dhe LTE Cat.16 me shpejtësi 1024Mbps/150Mbps.

Së fundi telefoni ka edhe një portë kufjesh 3.5mm. LG V40 Thinq do të kushtojë afro 800 euro.

Temat: