08:08 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Vajza e Beyonce, kopje e nënës së saj

Diva e muzikës, Beyonce ka publikuar një fotografi të vajzës së saj, Blue Ivy ku vërehet ngjashmëria e madhe në mes tyre.

Në një fotografi të kombinuar kur ajo ishte 7 vjeçe dhe të Blue që tani është në të njëjtën moshë, shkruan Indeksonline.

“Dikush e ka bërë këtë krahasim kur unë isha 7 vjeçe dhe Blue poashtu 7 vjeçe. Vogëlushja po rritet aq shpejtë”, ka shkruar Beyonce përkrah imazhit ku shihet që vajza e saj ka ngjarë nga e ëma.

Ndryshe, Beyonce është e martuar me reperin Jay-Z me të cilin ka tre fëmijë./Indeksonline/