16:01 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / A. A

Vajza e Maradonës shpërthen në lotë pas këtij gjesti të Boca Juniors

Ballafaqimi i Boca Juniors dhe Newell’s Old Boys ka qenë emocionues për vajzën e Diego Maradonës, Dalma.

Futbollistët e dy skuadrave në fanellat e tyre patën të shënuar emrin e Maradonës.

Pas golit të Boca Juniors, futbollistët u bashkuan dhe ia dedikuan golin legjendës argjentinas, shkruan Indeksonline.

Ky gjest e preku thellë vajzën e Maradonës që nuk mundi t’i mbante lotët.

/Indeksonline/