18:37 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vajza e Teuta Krasniqit me sukses ndërkombëtarë, reklamon telefonin e mençur ‘Huawei’ (Video)

Aktorja Teuta Krasniqi njihet si ndër aktoret më të suksesshme në vend. Sukseset e saj të njëpasnjëshme sigurisht ishin mjaft të zëshme.

Por përpos kësaj duket se talentin e saj dhe ambicien për sukses po e trashëgon në mënyrën më të mirë të mundshme edhe vajza e saj, Tara, transmeton Indeksonline.

Së fundi, Tara është bërë pjesë e reklamës ndërkombëtare të telefonave të mençur ‘Huawei’.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Teuta, e cila është shprehur mëse krenare për vajzën e saj./Indeksonline/