15:29 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vajza e tij pret autobusin, aktori i njohur udhëton me helikopter

Vajza e aktorit Tom Cruise, Bella ka qenë në foksu të mediave, pasi fotografit e saj teksa po priste autobusin qarkulluan në rrjetet sociale, ndërsa babai i saj i famshëm mbërriti në Londër me helikopter.

Bella – vajza e adoptuar e yllit të “Mission Impossible dhe aktores, Nicole Kidman shihet e veshur me xhinse, bluzë sportive dhe maskë në fytyrë,  ndërsa priste të enjten në stacionin e autobusit, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë, që Tom zgjodhi një mënyrë tjetër transporti, duke arritur në Londër me një helikopter privat.

Bella, njihet si një person që ka shmangur në mënyrë të njohur vëmendjen publike.

Bella dhe vëllai i saj i vogël Connor  jetuan me Tomin në Los Angeles  pas divorcit të prindërve të tyre.

Tani, Bella jeton jashtë Londrës me bashkëshortin e saj konsulent IT Max Parker me të cilin u martua fshehurazi në 2015./Indeksonline/