08:30 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vajza, që po kthehet në “gur”

Një vajzë e vogël në Indi po përjeton “ditë ferri” për shkak të një çrregullimi të rrallë që e bën lëkurën e saj të duket si gur.

7-vjeçarja, Rajeshwari, e cila jeton në shtetin indian të Chhattisgarh, vuan nga një sëmundje e pashërueshme e quajtur “ichthyosis”, nga e cila lëkura e saj bëhet si me luspa.

Pothuajse i gjithë trupi i vajzës është i prekur nga ky çrregullim i lëkurës që e bën atë të ketë shumë vështirësi dhe në ecje.

Sipas mjekëve kjo sëmundje është e pashërueshme dhe pacienti i prekur do të shfaqë simptomat e saj përgjatë gjithë jetës. Gjithashtu ata mund të vuajnë dhe nga temperatura e lartë për shkak të pamundësisë për të djersitur.