09:54 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / k.v

Vajza e zhdukur nga Lipjani lajmërohet në polici bashkë me një mashkull

Një javë më parë, një femër e mitur ishte raportuar e zhdukur nga nëna e saj në Lipjan.

Policia ishte angazhuar me të gjithë kapacitetin për të gjetur vajzën, e cila nuk kishte lënë asnjë gjurmë kur kishte dalë nga shtëpia e saj në rrugën “Bajram Curri”, në Lipjan.

Por, të enjten, sipas policisë vajza e zhdukur është paraqitur në stacion të policisë bashkë me një mashkull të mitur, transmeton IndeksOnline.

Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që vajza të dërgohet në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

“Lidhur me rastin, e ndodhur me 26 nëntor, në stacionin policor të enjten janë paraqitur viktima femër kosovare (e mitur) dhe i dyshuar mashkull kosovar (i mitur). Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa rasti nga “Person i zhdukur” është riemëruar në “Sulm seksual” dhe i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/