00:48 / E Martë, 18 Qershor 2019

“Vajza ime 20 vjeçe konsumon drogë dhe alkool, duhet të mos i jap para?”

Sfida më e madhe në jetë padyshim që është kujdesi dhe përkushtimi ndaj fëmijëve.

Së fundmi, një nënë haptazi ka shprehur shqetësimin për vajzën e saj.

Ajo ka treguar se vajza e saj adoleshente ka nisur universitetin dhe nuk pranon që të kthehet në shtëpi, pasi po shijon jetën e çmendur me drogë dhe alkool.

Letra: Vajza ime është në Universitet dhe ka nisur të përdorë drogë. Duket sikur ka dalë jashtë kontrolli. Mendova se do vinte në shtëpi këtë verë dhe të mund ta largoja pak nga lëndët narkotike, por më tha se do qëndrojë në apartament pasi gjithsesi do të duhet ta paguajë qeranë për të gjithë verën.

Ajo punoi dhe studioi shumë në vitin e parë, por tani ka zënë miq të rinj dhe i ka lënë pas dore studimet. Nuk i ka mbushur ende 20 vjeçe, por pi alkool dhe konsumon drogë, si dhe pranon se ka kryer marrëdhënie në një klub nate.

Duhet të mos i jap më para që të heqë dorë nga këto vese? Jam aq e shqetësuar sa nuk fle gjatë natës. Nuk di çfarë të bëj për më të mirën e saj.

Deidre: E kuptoj që je e shqetësuar, por nëse nuk i jep më para, mund ti shkaktosh më shumë probleme.

Organizo një fundjavë që të qëndrosh me të. Mund të mos rrini në shtëpi, por organizoni së bashku dhe aktivitete zbavitëse. Pyesni nëse është e lumtur ose ndjen tension.

Thoni se jeni aty nëse ka nevojë për ty dhe ka ndihmë nëse ajo ndihet sikur nuk është në kontroll.