09:00 / E Enjte, 16 Mars 2023 / AR

Vajza nga Korça i ‘propozon’ Luizit

Mbrëmjen e djeshme banorët kanë lexuar mesazhet nga fansat e tyre. mesazhet kanë qenë nga më të ndryshmet, nga urimet për fitore te komplimentet.

Por nuk kanë munguar as propozimet pasi një fanse i ka shkruar Luiz Ejllit se nëse Kiara Tito ndryshon mendje, ajo e pret në Florida.

E jo vetëm kaq, pasi vajza nga Korça i thotë se të vishet se të dojë ai, duke i kujtuar rastet kur Kiara e ka kritikuar për rrobat që vesh.

“Ti je dashuri, inteligjencë, talent, humor, durim e shpirt i bardhë. Po ndërroi mendje Kiara, të pres në Florida se dihet që Korça me Shkodren kanë shkuar gjithmonë. Vishu si të duash”, shkruan korçarja nga Florida.