08:30 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vajza që nuk i ka prerë flokët që 10 vite, hynë në librin Guinness

16 vjeçarja nga India, Nilanshi Patel ka hyrë në librin e rekordeve Guinness.

Ajo tash njihet si vajza me flokët më të gjata në botë. Patel ka 10 vite që nuk i ka prerë flokët, transmeton Indeksonline.

Flokët e saj janë të gjata 1.73m. Ajo nuk i ka prerë flokët që nga mosha gjashtë vjeçare dhe për këtë ka një arsye interesante.

“ Unë bëra një prerje të flokëve, një prerje të keqe tek. Prandaj vendosa që të mos i prej më.”, u shprehë ajo.

Shoqet e saja e thërrasin Rapunezel. Patel u shprehë se prindërit e saj e kanë mbështetur për stilin e flokëve./Indeksonline/