09:50 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / Blerim

Vajzat e Maradonës në Prokurori, thonë të vazhdojnë hetimet për vdekjen e babait të tyre

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona u nda nga jeta me 25 nëntor të vitit 2020, si shkak i një arresti kardiak që e pësoi.

Por, kjo vdekje e tij po cilësohet e dyshimtë nga dy vajzat e legjendës argjentinase, Diannina dhe Jana, shkruan IndeksOnline

Të dy vajzat ishin ne një seancë në prokurori për të dëgjuar se vdekja e babit të tyre ka të bëjë me neglizhencën e stafit mjekësor.

Giannina dhe Jana Maradona u thirrën nga avokati i rrethit San Isidro të Buenos Aires, për t’u marrë në pyetje për çështje specifike të ngritura gjatë hetimit.