21:38 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

Vajzat po çmenden pas Enisit, dhe kanë arsye (Video/Foto)

Enis Bytyqi është padyshim një nga këngëtarët më të talentuar të skenës muzikore.

Ai njihet për këngët e tij argëtuese e për balada, dhe secila nga to ka rezultuar të jetë një hit, shkruan Indeksonline.

Por, duhet theksuar se kur përmendet emri i Enisit, janë vajzat ato që “çmenden” pas tij. Kjo për shkak se Enisi njihet edhe si një nga këngëtarët më të bukur dhe më me stil.

Ai sot ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku ka marrë shumë komente nga ndjekësit e tij e që po dalin të jenë me shumicë femra. Këto të fundit ia kanë vërshuar atij llogarinë me komente.

Ndryshe, Enisi së fundmi lansoi baladën e tij “Unë për ty”, e cila po pëlqehet mjaft mirë nga publiku.

/Indeksonline/