13:01 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vaki kosovare, delja e shtyen ndeshjen e Kupës së Kosovës! (Foto)

Vakitë në futbollin e Kosovës nuk kanë të ndalur.

Kësaj radhe një dele u përkujdes që të bëhet më interesant se sa ndeshja e Kupës ndërmjet Ulpianës dhe Drenicës e cila duhej të luhej në Lipjan.

Delja u fut në fushë para fillimit të ndeshjes.

Për këtë ndeshja u detyrua të shtyhej për pak minuta deri sa delja të largohej nga stadiumi. Fotografitë janë siguruar nga GazetaOlle./Indeksonline/