16:31 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Valdet Rama transferohet në Gjermani

Valdet Rama është bashkuar me skuadrën gjermane, SV Meppen.

Skuadra nga liga e tretë gjermane ka njoftuar se ka nënshkruar me 31 vjeçarin nga Kosova, shkruan Indeksonline.

Valdet Rama njihet me futbollin gjerman pasi më parë ka luajtur për skuadra të njohura si Ingolstadt, 1860 Mynich, Hannover 96.

Në gjysmën e sezonit të fundit ai ishte pjesë e skuadrës nga Shqipëria, Kukësi. /IndeksOnline/