20:30 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Vallëzimi me funeral, kjo është historia e videos që po bën xhirot e botës

Një vallëzim me një funeral në dorë po bën xhiron nëpër rrjetet sociale, duke u kthyer në pamjet më të përdorura të momentit.

Faqet satirike e kanë montuar duke e përshtatur me situata të ndryshme sidomos në këtë kohë karantine, shkruan Indeksonline.

Por a e dini se cila është e vërteta e asaj videoje?

Këto pamje janë bërë në vitin 2017 nga gazetari i BBC, Sulley Lansah në shtetin afrikan të Ganës.

Ky funeral është i vërtetë dhe sipas një shkrimi të 26 korrikut 2017, qytetarët ganez po e preferojnë çdo ditë e më shumë këtë mënyrë për t’iu dhënë lamtumirën e fundit më të dashurve të tyre. /IndeksOnline/