23:02 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / Blerim

Valon Berisha asist në fitoren e Reims

Valon Berisha ka bërë një asist në fitoren e Reims 2 me 1 ndaj Nantes.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës ka asistuar në golin e shënuar nga Abdelhamid në minutën e fundit të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Berisha luajti tërë takimin, kurse minuta pati edhe për anësorin kosovar, Arbër Zenelin.

Me këtë fitore Reims ka grumbulluar 34 pikë në pozitën e 12-të./IndeksOnline/