Valon Berisha në Barcelonë
Mesfushori Valon Berisha vazhdon të jetë jashtë aksionit, për shkak të lëndimit.
Ai nuk ishte i përfshirë as në bankën rezervë në humbjen e Lazios 1-0 kundër Milanit në Itali.
‘Dnabiancoblu’ shkruan se Berisha rrezikon të mos luaj asnjë ndeshje deri në përfundim të sezonit, transmeton Indeksonline.
Sipas tyre mesfushori 26 vjeçar planifikon të zgjidh problemin duke shkuar në Barcelonë për të shëruar gjurin e këmbës. Nëse vendos ti nënshtrohet operimit rrezikon të jetë jashtë fushës deri në fillim të vitit 2020.
Berisha nuk ka luajtur me Lazion që më tepër se 2 muaj. /Indeksonline/