10:17 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Valon Berisha, afër skuadrës së Bundesligës gjermane

Lazio raportohet se është shumë afër marrëveshjes për huazimin e Valon Berishës te Fortuna Dusseldorfi.

Kontrata e kosovarit me Lazion skadon në qershor të vitit 2023, por që lojtari pritet të huazohet te Dusseldorfi deri në fund të sezonit.

Düsseldorfi aktualisht është i 18-ti në Bundesligë dhe po lufton për mbijetesë, ndërsa trajneri i skuadrës ka simpati të madhe për futbollistin.

Berisha këtë edicion është paraqitur 8 herë për Lazion, katër herë prej tyre në Europa League. /Indeksonline/