14:04 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Berisha: S’ka ndjenjë më të mirë se sa ta përfaqësosh vendin tënd

Valon Berisha pas një lëndimi të gjatë, është rikthyer në taborin e Përfaqësueses së Kosovës.

Berisha do të jetë i gatshëm të paraqitet për dy ndeshjet e Kosovës të vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian, shkruan Indeksonline.

Kosova do të përballet më 7 shtator me Republikën Çeke në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë në Southampton, Kosova do të ndeshet me Anglinë.

Valon Berisha përmes një postimi në Instagram ka treguar gatishmërinë për ta përfaqësuar denjësisht Kosovën.

“Forca Kosova! I lumtur të rikthehem pas një kohe të gjatë nga Kombëtarja! S’ka ndjenjë më të mirë se të representosh vendin tonë”, ishin fjalët e Valonit./Indeksonline/