13:13 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Valon Murati: Ka qenë koha kur është dashur të gjuhet me armë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati e ka komentuar debatin që po bëhet në parlament për gjuajtet me armë të zyrtarëve qeveritarë.

Murati ka thënë se veç pse ka ardhur puna me diskutu në kuvend për gjuajtje me armë është skandaloze.

Sipas Muratit, ka qenë dikur koha kur duhej të gjuhej me armë, ndërsa sot monopolin e armës e ka policia e FSK-ja.

“Veç që ka ardhur puna me diskutu në kuvend për gjuajtje me armë është skandaloze. Është relativizim i një shkeljeje ligjore në emër të traditës. Politika do të duhej të shkarkonte, ose të instalonte institucionin e dorëheqjes. Gjykatat do të duhej dënonin, pa asnjë kompromis me shkeljen dhe shkelësit. Ka qenë koha kur është dashur të gjuhet me armë. Në të kaluarën armën e kemi pasur për pushtuesin. Sot monopolin e armës e kanë policia e FSK-ja. Te dyja janë tonat” shkruan Murati në Facebook./Indeksonline/

Temat: