Valon Murati tregon çelësin e një storie suksesi në Kosovë
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati duke folur për suksesin e Driton Kukës dhe sportit Xhudo, ka thënë se është më lehtë të jesh kampion sesa të nxjerrësh në vazhdimësi kampionë.
Në një postim në Facebook ka uruar Dritonin dhe gjithë xhudistët që po kthehen me rezultate kulminante nga kampionati evropian.
Ja postimi i plotë i Muratit:
Me punë e angazhim individual, çdoku në botë aksidentalisht mund të dalin sportistë, studiues, artistë e madje shkencëtarë kulminantë. Por ajo që po ndodh me rezultatet e xhudos sonë, nuk janë aksidentale. Ato janë fryt i punës së vazhdueshme, sistematike e konsistente të një trajneri të madh, të një krijuesi kampionësh si Driton Toni Kuka.
Është më lehtë të jesh kampion sesa të nxjerrësh në vazhdimësi kampionë. Kjo është dëshmi se në të gjitha fushat ne duhet të investojmë në mësuesit, arsimtarët e pedagogët nëse duam rezultate kulminante edhe në arsim, shëndetësi, ekonomi, gjyqësi etj.
Nuk ka rrugë tjetër. Të tjerat janë improvizime. Urime Dritonit dhe xhudisteve e xhudistëve tanë që po kthehen me rezultate kulminante nga kampionati evropian. /Indeksonline/