20:18 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Valverde: Duam ta fitojmë CL, PSV do të tentojë ta vështirësojë ndeshjen e nesërme

Barcelona do ta fillojë edicionin e ri në Champions League në një sfidë mjaft të lehtë në letër.

Skuadra e Ernesto Valverdes do ta presë në ”Camp Nou” PSV Eindhovenin, transmeton IndeksOnline.

Barcelona objektivin kryesor këtë sezon e ka ta fitojë titullin e Champions League, një titull që është duke i munguar që moti.

Dhe tani, Valverde është i qetë para kësaj ndeshje, dhe nuk e ka nënvlerësuar aspak PSV-n, transmeton IndeksOnline.

”PSV është një skuadër e re dhe ka të gjitha aftësitë për të na dhënë neve si dhe skuadrave tjera vështirësi”.

”Ne duam ta fitojmë Champions Leaguen, aq sa duan edhe skuadrat tjera në këtë kompeticion”.

”Kjo është një garë më ndryshe, është e shkurtër dhe nuk mund t’i lejoni lëshimet”, u shpreh Valverde./IndeksOnline/