75 Mall Live Search
08:30 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Valverde: Duam t’i kthejmë gjërat në vendin e duhur ndaj Spurs

Me formën e fundit të Barcelonës që shihet si shqetësuese, trajneri, Ernesto Valverde ka bërë të ditur se skuadra duhet të rikthehet nga ndeshja me Tottenhamin me rezultat pozitiv.

Katalunasit triumfuan në ndeshjen e parë në Champions League ndaj PSV-s, por forma e tyre ka rënë dukshëm në La Liga në ndeshejt e fundit.

Pas barazimit me Athletic Bilbaon fundjavën e kaluar, Barça është pa fitore në tri ndeshjet e fundit në kampionat, me dy barazime dhe një humbje.

”Në javën e fundit, ne kishim probleme me rezultatet tona dhe ju mund ta analizoni secilën prej tyre”, tha Valverde për gazetarët, transmeton IndeksOnline.

”Ne duam që të përmirësohemi çdo ditë”.

”Kur ne nuk i marrim rezultatet e duhura, gjithnjë dëshirojmë që t’i gjejmë arsyet e gjithë kësaj”.

”Kjo ndodhë për shkak të një gabimi ose paraqitjes së kundërshtarit, por ne duam të reagojmë në një ndeshje të rëndësishme si ndaj Spurs”.

”Ndihemi të gjithë mirë, dhe e dimë se si janë gjërat”, tha Valverde në mes të tjerash./IndeksOnline/