08:11 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Valverde i buzëqeshur pas humbjes: Vitin tjetër do ta rruaj kokën ndoshta na sjellë më shumë fat

Barcelona këtë edicion shpresonte në fitimin e tri garave, kampionatit, kupës dhe Ligës së Kampionëve.

Megjithatë mbeti vetëm me La Liga. Të shtunën mbrëma kataluansit u mposhtën 2-1 nga Valencia në finalen e Kupës së Mbretit.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk u pa shumë i shqetësuar pas humbjes.

“Vitin tjetër do ta rruaj kokën dhe do të bëhem tullac. Ndoshta kjo do të na ndihmojë që të fitojmë tripletën” ka deklaruar Valverde. /Indeksonline/