17:19 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Valverde i “frikësohet” Contes: Është trajner taktik, do të na analizojë plotësisht!

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur për herë të parë për kundërshtarin, Chelsea.

Shorti i sotshëm ka hedhur Chelsean si kundërshtar të Barcelonës, një ndeshje tejet interesante për publikun, transmeton IndeksOnline.

Valverde, trajner i Katalunasve përmes një konference për shtyrë tha se Blutë e Londrës së bashku me Anotnio Conten do të jenë shumë të fuqishëm.

“Chelsea është klub i fuqishëm dhe fizik. Conte është trajner metodik, taktik dhe shumë i organizuar. Ai do të na analizojë plotësisht lojën tonë”, ka thënë Valverede.

Së bashku me të ishte edhe Sergio Roberto, i cili shprehet i lumtur që në short ka rënë kampioni i Premierligës.

“Do të jetë një kundërshtar i ashpër, por ne jemi të gjallë dhe të lumtur që kemi përballë Chelsean”, ka thënë Roberto.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Stamford Bridge” më 20 shkurt, kurse ajo e kthimit në “Camp Nou” më 14 mars./IndeksOnline/