Valverde: Kemi kapërcyer një pengesë të rëndësishme
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valvede ka cilësuar si një pengesë të vështirë Alavesin pas fitores 2-1, shkruan indeksonline.
Ai ka thënë se kalendari i ngjeshur është një problem shumë i madh për ecurinë e klubit.
“Ne jemi në një moment të vështirë të sezonit me shumë ndeshje në radhë gjatë ditëve të javës, me tkurrje dhe tensione. Ne kemi luajtur të enjten, tani vjen një gjysmëfinal tjetër të enjten. Është e vështirë të mendosh gjithmonë për të gjith kundërshtarët. Nëse shënon një gol, është më e lehtë, por nëse kundërshtari bën, është më e komplikuar. Liga është e gjatë, por sot kemi kapërcyer një pengesë të rëndësishme. Ndeshja kishte thërrimet e saj dhe vështirësitë e saj”, ka thënë Valvede. /IndeksOnline/