18:01 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Valverde konfirmon lëndimin e Messit, a do të luaj ndaj Sevillës?

Ernesto Valverde ka konfirmuar se Lionel Messi ende vuan nga një lëndim. Trajneri i Barcelonës ka thënë se ende nuk e di saktë nëse Messi do të luaj ndaj Sevillës apo jo.

“Nuk e di ende nëse Messi do të luaj ndaj Sevillës. Na duhet të presim ende për të marrë një përgjigje.

Ai ka një siklet ne muskuj, por nuk e di ende shkallën. Është e sigurtë mungesa e Busquets, por shpresoj ta kem në fushë ndaj Romës” ka thënë Valvderde./Indeksonline/